Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Superliga/ Shumë zhurmë për asgjë, AF Elbasani dhe Egnatia barazojnë 0-0! Vendasit marrin kreun, tifozët godasin arbitrin anësor

21:39 / March 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elbasani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 29-të. Në stadiumin “Elbasan Arena” vendasit e AF Elbasanit barazuan 0-0 kundër Egnatias. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic nuk mundën të merrnin tri pikë në shtëpi kundër kampionëve në fuqi të vendit, por sërish ngjiten në krye të Superligës (kanë një ndeshje më shumë) pas një përballjeje që u shoqërua me shumë tension dhe dy kartona të kuq.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që po studionin njëra-tjetrën. Në minutën e gjashtë, pas një faulli antisportiv në dëm të Sotës dhe pas pamjeve në VAR, kryesori Andi Koçi i akordoi kartonin e kuq direkt futbollistit të AF Elbasanit, Insa Boye. Në minutën e 29-të forcat në fushë do barazoheshin pasi Flamur Ruçi la Egnatian me një lojtar më pak, pas daljes me dy kartona të verdhë.

Në pjesën e dytë rastet më të mira i pati AF Elbasani me të përhershmin Xhonathan Lajthia, por në një moment gardiani Mario Dajsinani ishte në lartësinë e detyrës. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, teksa në stadium kishte afro 6 mijë tifozë.

Pas ndeshjes së parë të këtij raundi, AF Elbasani me 53 pikë merr kreun e renditjes, një më shumë se Vllaznia që luan nesër kundër Dinamos në ‘Loro Boriçi’. Kjo javë mbyllet të dielën me sfidën KF Tirana – Vora.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 29-të:

E premte, 20 mars 2026

AF Elbasani 0-0 Egnatia

E shtunë, 21 mars 2026

15:00 Bylis – Flamurtari

18:00 Teuta – Partizani

18:00 Vllaznia – Dinamo

E diel, 22 mars 2026

15:00 KF Tirana – Vora

Renditja:

image 31

barazim egnatia elbasani godasin superliga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.