Rino Gatuzo ka drejtuar sot ndeshjen e fundit te Napoli dhe nuk do të rinovojë me napolitanët. Mungon zyrtarizimi i mirëfilltë nga klubi, por një zyrtarizim thuajse të mirëfilltë e ka dhënë presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentis. Pak minuta pasi skuadra e tij barazoi me shifrat 1-1 ndaj Veronës dhe humbi mundësinë që të luante përsëri në Ligën e Kampioneve, De Laurentis ka “zyrtarizuar” largimin e teknikut me një postim në Twitter.
“I dashur Rino, jam i lumtur që kam kaluar këto dy sezone me ty. Duke të falënderuar për punën e kryer, të uroj suksese kudo që të shkosh. Një përqafim edhe për gruan dhe fëmijët e tu”, shkruhej në postimin e presidentit që kështu i dha fund aventurës dyvjeçare të teknikut te napolitanët, me skenarë nga më të ndryshimit që hapen për këtë klub.
Vetë Gatuzo nuk ka folur para mediave pas ndeshjes, pasi klubi k vazhduar heshtjen për shtyp, edhe pse kjo ishte sfida e fundit që mbyllte sezonin.
