Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zyrtare, Ivan Balliu transferohet në La Liga, firmos për 2 vite me Rayo Vallecanon!

13:21 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ivan balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 2 sezoneve shumë pozitive me Almerian në La Liga 2, Ivan Balliu mbrojtësi i cili numëron edhe 2 paraqitje me kombëtaren shqiptare ka bërë hapin e madh duke u transferuar në Primera Division. 29-vjeçari i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Rayo Vallecanos klub i sapo-ngjitur në elitën e futbollit spanjoll.

Balliu ka firmosur për 2 vite me skuadrën madrilene dhe do të jetë një vlerë e shtuar për Rayon në sezonin e ri që do të nisi më 13 gusht. Balliu është transferuar me parametër zero te Rayo Vallecano pasi prishin me konsensus kontratën me Almerian.

Mbrojtësi shqiptar i cili në karrierën e tij ka spikatur edhe me fanellën e Metz në Francë, në dy sezonet e fundit me Almerian ka qenë një titullar i padiskutueshëm duke u aktivizuar në total në 66 ndeshje në të cilat ka realizuar dhe 1 gol. Nëse edhe te Rayo Vallecano vazhdon të ruajë ritmet e Almerias Balliu edhe në La Liga do ta ketë të sigurt vendin në formacionin titullar. Me kombëtaren shqiptare Ivan Balliu është aktivizuar në sfidën ndaj Spanjës të cilën kuqezinjtë e humbën 3-0 për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 dhe në duelin ndaj Turqisë i humbur me shifrat 0-2 në Loro Boriçi sfida e parë kualifikuese për Euro 2020, periudhë në të cilën kombëtarja shqiptare drejtohej nga Christian Panucci.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.