Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zyrtare, Leo Mesi nuk është më një futbollist i Barcelonës!

07:47 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1598435679 606654 1598444314 noticia normal
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lionel Mesi nuk është më një futbollist i Barcelonës. Që nga mesnata e të mërkurës, kontrata e tij me klubin katalanas ka përfunduar dhe lojtari është i lirë të zgjedhë të ardhmen e tij në çdo klub tjetër pa asnjë pengesë. Sigurisht, të gjitha rrugët të çojnë drejt një rinovimi me katalanasit me planin e ri 10-vjeçar që i është afruar, por klubi për momentin do të vuajë pasojat e përfundimit të kontratës derisa të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Si në Barcelonë, ashtu edhe Argjentinë, janë të bindur se Mesi do të rinovojë, por është e qartë për të gjithë se ai nuk do asnjë lloj shpërqendrimi gjatë pjesëmarrjes së tij në Kupën e Amerikës, meqë i ka vënë objektiv vetes t’i shkojë deri në fund atij turneu që e kërkon me shumë ngulm. Kështu, firma do të presë të paktën edhe dy javë, me pasoja jo të parëndësishme për katalanasit.

Nga ky moment, për ta nuk është e lejuar që të reklamojnë asgjë me imazhin e Mesit apo të lidhur me emrin e tij. Klubi nuk lejohet më të shesë fanella të lojtarit e kjo ka sigurisht një kosto financiare. Përtej kësaj, nëse lojtari dëmtohet gjatë Kupës së Amerikës, klubi nuk do të përfitojë dëmshpërblim nga FIFA siç po ndodh me rastin e Dembele. Gjithashtu, edhe lëvizjet e tjera në merkato janë bllokuar për shkak të rij dhe të kostos së operacionit për firmën, pasi duhen lëvruar fonde të rëndësishme.

Por në Katalonjë janë të gatshëm të presin dhe të sakrifikojnë për firmën e tij, pasi e dinë se largimi i Mesit do t’i sillte klubit një dëm të pariparueshëm imazhi në një moment kritik, ku gjërat duhet të shkojnë në mënyrë perfekte për të kthyer klubin në shinat e duhura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.