Ermir Lenjani mbylli kontratën me Sionin këtë verë dhe ishte në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën e tij. Pritja ka marrë fund dhe 31-vjeçari është zyrtarisht pjesë e Grasshopers në Zvicër, duke mos ndërruar shtet. Mesfushori i kombëtares sonë ka arritur marrëveshjen me klubin helvet dhe ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme.
Ai rikthehet te Grasshopers pas plot një dekade nga hera e fundit që kishte luajtur me klubin e madh zviceran. Atëherë luante në Superligën zvicerane, por në këtë periudhë klubi nga Zyrihu po has vështirësi dhe militon në ligën e dytë helvete. Lenjani vjen si vlerë e shtuar për synimin e madh për tu ngjitur në elitën e futbollit zviceran. Grasshoper ka fituar plot 27 herë titullin kampion në Zvicër.