Përmes një portali ku sulmonte drejtuesit e lartë të Policisë, shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, donte të bëhej drejtor. Aktualisht Selimi është në kërkim, por në pranga u vendosën zyrtarja tjetër e AMP, Rexhina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga, informoi sot (30 maj) policia e Tiranës.
Thellohet skandali i zyrtarëve të AMP, të cilët përmes portalit të tyre shantazhonin dhe vendosnin gjoba. Në dosjen hetimore është i përfshirë edhe vëllai i shefit të sektorit pranë AMP, Kushtrim Selimi, i shpallur në kërkim nga policia.
Lexo edhe :
Related Posts
Vëllai i tij, Kreshnik Selimi është shef kundër narkotikëvë në SHISH dhe për shkak të aksesit të informacioneve për shkak të detyrës, i jepte të dhëna që arrinte të merrte, vëllait të tij Kushtrim Selimit. Ky i fundit përmes Regina Omerit dhe gazetarit Hasanaga i publikonin në portalin e tyre.
Një lajm të tillë kanë publikuar edhe për zv/drejtorin Policisë së Durrësit, Bujar Deliallisi dhe pas publikimit, më pas i kanë premtuar për t’a fshirë. Dyshohet se lajmi është fshirë kundrejt pagesës.
Kushtrim Selimi është njohur me Regina Omerin në kohën kur të dy punonin në AMP në Durrës. Ndërkohë, edhe bashkëshorti i Omerit, Fisniku punon në SHISH.