Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zyrtarizohet shërbimi rezervist, zbardhen rregullat e pranimit dhe gradimit, si dhe koha minimale e detyrës

09:54 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3682
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, ka miratuar një vendim kyç që përcakton kriteret dhe procedurat e detajuara për pranimin, titullimin dhe gradimin e ushtarakëve në Shërbimin Ushtarak Rezervist.

Ky vendim, i bazuar në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist”, ka për qëllim sigurimin e individëve të trajnuar për kompletimin e Forcave të Armatosura dhe ruajtjen e gatishmërisë së vendit.

Kriteret e pranimit dhe sfera e zbatimit

Rregullorja e re mbulon dy kategori kryesore individësh.

Ushtarakët në rezervë konsiderohen ata që kanë shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv, ata që nuk kanë shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv, por plotësojnë kriteret e përgjithshme ligjore. Shtetasit civilë, ditën e titullimit “ushtar”, “nënoficer” ose “oficer rezervist”, kryejnë betimin ushtarak.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhja

Procesi i rekrutimit do të jetë i strukturuar dhe transparent. Strukturat e FA-së paraqesin nevojat vjetore për personel rezervist në Shtabin e Përgjithshëm brenda muajit janar.

Aplikantët, përfshirë shtetasit civilë, duhet të aplikojnë pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit dhe të dorëzojnë dokumentacion si kërkesën me shkrim, diplomën/dëftesën, dëshminë e penalitetit dhe vërtetimin e aftësisë fizike nga mjeku.

Përzgjedhja bëhet nga komisionet e vlerësimit dhe komisioni mjekësor. Komisionet e oficerëve ngrihen me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ato të nënoficerëve dhe ushtarëve/detarëve me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Gradimi dhe koha minimale e qëndrimit në rezervë

Vendimi detajon kohën minimale të shërbimit në rezervë (aktivizimit) të nevojshme për marrjen e gradës së radhës. Kriteret e gradimit kërkojnë plotësimin e kohës minimale të shërbimit dhe kryerjen e arsimimit/kualifikimit të nevojshëm.

Për titullimin e gradave madhore të oficerëve (përtej kolonel/kapiten i rangut të parë) është përgjegjës Presidenti i Republikës, ndërsa gradat më të ulëta dhe titullimet bëhen me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes ose Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ky vendim zëvendëson vendimin e mëparshëm të vitit 2018, duke sjellë rregulla tërësisht të reja në përputhje me ligjin e ri “Për shërbimin ushtarak rezervist”.

Gradimit pranimit rezervist rregullat Shërbimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.