Ndarja e aktores Rudina Dembacaj nga ish bashkëshorti, përfolja për lidhjen me Mark Markun që u zyrtarizua më pas nga vetë çifti ka qenë në qendër të medias vitin që lamë pas.
Pas ndarjes nga Aleksandri ajo tha se kanë mbetur miq të mirë, duke postuar dhe foto në rrjetet sociale bashkë me vajzën e tyre, Viktoria. Por postimi i fundit i Aleksit lë vend për thashetheme.
“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram, duke na bërë të mendojmë se kjo ka lidhje me situatën ku ai gjendet pas divorcit.

