Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zyrtarja e BE, Brettel: Po ndjekim nga afër atë që po ndodh në Shqipëri

19:57 / June 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brettel 770x415 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja për Shqipërinë në drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian, Singrid Brettel pasi dëgjoi përfaqësues nga PS dhe PD në forumin e sotëm në Strasburg, tha se është ende herët për të thën se çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Ajo vuri theksin se duhet pritur raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR që del në korrik për të dhënë një pasqyrë të qartë mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Pjesë nga fjala

Në Komisionin e Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale. Faleminderit shumë të gjithëve për komentet tuaja. Siç thashë edhe më herët, ne po ndjekim nga afër atë që po ndodh.

Aktualisht jemi ende në një periudhë paszgjedhore. Mendoj se është ende pak herët për të nxjerrë të gjitha përfundimet. Ende po vijon edhe rinumërimi në disa pjesë të vendit. Ne presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR në korrik. Do ta ndjekim nga afër këtë proces dhe gjithashtu zbatimin e rekomandimeve, përfshirë edhe ato të mëparshmet që janë ende pezull.

Sa i përket lidhjes me negociatat e anëtarësimit, ekziston, si pjesë e pikave të ndërmjetme, një pikë horizontale që ka të bëjë me monitorimin e hartave të rrugës që vendet kanë miratuar, përfshirë edhe atë për funksionimin e institucioneve demokratike. Kështu që duhet të ketë edhe një mekanizëm raportimi për këtë, të cilin ne sigurisht do ta shqyrtojmë dhe vlerësojmë.

Më pas, si pjesë e raportit të vendit, që do të publikohet më vonë gjatë vitit, mendoj se do të kemi edhe më shumë distancë për të parë se çfarë ka ndodhur, përfshirë edhe punën e SPAK, KQZ, dhe Prokurorisë së Përgjithshme le të themi, grupeve të posaçme të monitorimit. Do të shohim gjithashtu se si është ndjekur më tej ky proces.

Vetëm për të theksuar se jemi shumë të vetëdijshëm, dhe kjo është bërë e qartë edhe deri tani si pjesë e konkluzioneve të para të raportit të OSBE/ODIHR. Natyrisht edhe eurodeputetët që kanë marrë pjesë në misionin vëzhgues e dinë këtë shumë mirë, dhe kjo çështje do të mbetet një prioritet i lartë për ne.

Albania BE europa Singrid Brettel zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.