Në një darkë pune me ministrat e jashtëm të NATO-s, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, do të thotë se nuk ka kohë për “ngushëllim të rremë” pasi Rusia nuk po tërhiqet duke i larguar trupat nga kryeqyteti Kiev.
Në vend të kësaj, do të thotë ajo, Moska po “rigrupohet dhe ripozicionohet për të shtyrë më fort” në lindje dhe jug të Ukrainës.
Zonja Truss do të thotë se kjo është koha që NATO të ashpërsojë reagimin e saj dhe të ndërmarrë veprime strategjike.
“Ne kemi nevojë për një qasje të re për sigurinë në Evropë të bazuar në qëndrueshmëri, mbrojtje dhe parandalim”.
Zonja Truss beson se Akti Themelues Nato-Rusi, i nënshkruar në 1997 dhe i konsideruar si një udhërrëfyes për bashkëpunimin e ardhshëm, ka vdekur.