Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zyrtarja e lartë e Pentagonit: Urgjencë e shtuar për intensifikimin e stërvitjes së forcave ukrainase

23:01 / December 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
laura cooper 2
WASHINGTON, DC - OCTOBER 30: Laura Cooper, Deputy Assistant Secretary of Defense for Russia, Ukraine, and Eurasia, arrives on Capitol Hill before attending a closed-door deposition, on October 30, 2019 in Washington, DC. Today is Coopers second appearance before the impeachment inquiry against President Trump, led by the House Intelligence, House Foreign Affairs and House Oversight and Reform Committees. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës të enjten se është bërë më urgjente stërvitja më e avancuar e forcave ukrainase, pasi Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e trupave ukrainase që stërviten nga ushtria amerikane. Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Cooper tha se tani “është një situatë krejtësisht e ndryshme” përsa i përket aftësive të forcave ukrainase krahasuar me vitin 2014, pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, kur Shtetet e Bashkuara filluan të stërvisnin trupat ukrainase.

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder, u tha gazetarëve të enjten se duke filluar nga janari, Shtetet e Bashkuara do të rrisin në nivel batalioni stërvitjen mujore të trupave ukrainase në Gjermani, duke përfshirë edhe stërvitjet “taktike të avancuara të fushëbetejës” me municion real.

“Dimri do të jetë një kohë shumë dinamike. Disa njerëz mendojnë për dimrin si një kohë për t’u rikuperuar dhe përgatitur fizikisht, por ne nuk shohim asnjë shenjë se ukrainasit do të ndalen dhe sigurisht që presim që edhe rusët të bëjnë përpjekje për të zgjeruar terroritorin e kontrolluar”, tha zonja Cooper, në një intervistë eksluzive për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë mbështetje ushtarake, përfshirë armë të mbrojtjes ajrore dhe artileri të rëndë.

Zyrtarja e Pentagonit nuk pranoi ta konfirmonte raportimin e Zërit të Amerikës, të bazuar në komentet e zyrtarëve amerikanë që këtë javë folën në kushte anonimiteti, se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë për të ndihmuar në asgjësimin e raketave ruse.

“Por unë mund të pohoj se mbrojtja ajrore është përparësia jonë kryesore dhe ne po shqyrtojmë një numër mënyrash për të mbështetur Ukrainën me pajisje që i plotësojnë nevojat e saj të mbrojtjes ajrore. Sistemi i raketave tokë-ajër, “NASAMS” ishte pjesë e kësaj përpjekjeje”, tha ajo, duke shtuar se ndihma amerikane ka evoluar për të përmbushur nevojat e reja të fushëbetejës.

Zonja Cooper konfirmoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i kishin dërguar Ukrainës pjesë nga një sistem S-300 për të ruajtur aftësitë e tyre të mbrojtjes ajrore përpara se ta furnizonin ushtrinë ukrainase me sistemin e raketave “NASAMS”.

“Në pranverë, ne u dërguam ukrainasve pjesë rezervë për të mirëmbajtur sistemet e tyre S-300 në funksion. Por sistemi i raketave tokë-ajër “NASAM” është një aftësi vërtet e sofistikuar perëndimore që ukrainasit kanë qenë në gjendje ta përdorin menjëherë në mënyrë jashtëzakonisht efektive kundër kërcënimeve nga raketat ruse dhe dronët”, tha ajo.

Shtetet e Bashkuara ndihmuan në përpjekjet për të bindur Sllovakinë që t’ia jepte forcave ukrainase sistemin e saj raketor S-300 në këmbim të furnizimit me sistemin më të sofistikuar amerikan të raketave, “Patriot”.

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po planifikojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë veprimi, si sistemin e raketave taktike me vetëdrejtim “ATACMS”. Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë sistemet e raketave “GMLRS”, që kanë një rreze veprimit prej 90 kilometrash. Sistemi raketor “ATACMS” ka një rreze veprimi prej rreth 300 kilometrash.

“Në këtë pikë, ne e shohim sistemin (raketor) “GMLRS” si shumë efektiv në arritjen e shumicës së objektivave që Ukraina ka nevojë t’i godasë. Kështu që, në këtë pikë, ne do të ofrojmë sistemin raketor ‘GMLRS’”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Në lidhje me taktikat ruse në Ukrainë, zonja Cooper tha se Moska në thelb po përdorë të gjitha mjetet dhe metodat e saj “pavarësisht numrit të madh të viktimave me të cilat po përballen”.

Pentagoni Stervitje ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.