Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Brukseli hap një pikë kontakti për studentët shqiptarë

20:51 / December 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EU commision
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Një lajm i mirë vjen nga Brukseli për të rinjtë dhe studentët shqiptarë në Ditën e Rinisë.

Universiteti i Lirë i Brukselit (VUB)  ka ndërmarrë një nismë të veçantë, hapjen e një pike kontakti dhe informacioni në lidhje me mundësitë dhe bursat e studimit që ofron ky universitet për të rinjtë shqiptarë.

Konkretisht kjo pikë kontakti konsiston në rritjen e informacionit dhe lehtësimit të procedurave për studentët shqiptarë që duan të studiojnë pranë këtij universiteti.

Belgjika aktualisht cilësohet të jetë ndër vendet më të lira në Europën perëndimore për sa i përket tarifave studimore, por gjithashtu një vend me universitete mjaft prestigjoze. Vitet e fundit ka një rritje të konsiderueshme të numrit të studentëve shqiptarë që po vinë drejt Belgjikës për shkak të shumë lehtësirave që ofron ky vend për studime.

Themeluesi i kësaj zyre pranë universitetit belg, Arlind Cara, shprehet se ky projekt do të shërbejë si një urë lidhëse midis të rinjve shqiptarë që duan të studiojnë pranë këtij universiteti, por jo vetëm. Doktoranti shqiptar Cara, që punon pranë zyrës së marrëdhënieve me jashtë të universitetit në Bruksel tregon se kjo zyrë do tu vijë në ndihmë të gjithë të rinjve shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu edhe të rinjve të interesuar që vinë nga të gjitha trevat shqipfolëse në Ballkan, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi gjithasthu.

Universitetit belg VUB është i njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e programet në gjuhën angleze në të gjitha nivelet, bachelor, master dhe doktoraturë.

Ky projekt pritet që të shtojë numrin e shkëmbime të studentëve shqiptarë, të doktorantëve, të kërkuesve shkencorë dhe të profesorëve që vinë nga Shqipëria, pranë këtij universiteti.

https://international.vub.be/sq/
https://www.facebook.com/VUB-Albanian-Contact-Point-107150727402218/?modal=admin_todo_tour

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.