Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

1.2 ton kokainë në Greqi: Zbardhen detyrat që kishin anëtarët e bandës, nga gjetja e jahtit te dorëzimi i drogës

20:45 / January 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Groga Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka zbardhur të gjithë skemën se si funksiononte kjo bandë, 6 prej së cilës ishin shqiptarë. Drejtuesi i policisë greke bën me dije shqiptari Sandër Pema, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.

Pema është një emër me të shkuar kriminale, anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Referuar burimeve zyrtare, sasia e drogës është porositur nga një shtetas arab i cili jeton në Spanjë.

Si funksiononte kjo bandë? Policia ka ndërtuar skemën, por pa dhënë detaje për identitetin e tyre.
-Një person me origjinë arabe, por që jeton në Spanjë i cili është porositësi i sasisë së drogës.
-Një shtetas i huaj, dyshohet shqiptari Sandër Pemaj, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.
-Një shtetas i huaj, rezident në një vend Ballkanik dhe një 28-vjeçar ishin të ngarkuar për marrëveshjet monetare të transportit të drogës dhe realizimin e pagesave.
-Një i huaj ishte përgjegjësi si për dorëzimin e drogës nga furnizuesit e Amerikës Latine, për transportin (ekuipazhi i jahtit) dhe për dorëzimin e sasisë tek anëtarët e tjerë të grupit
-Një i huaj përgjegjës për marrjen e drogës në Greqi dhe shpërndarjen e saj të mëtejshme në vendet evropiane, me një rol koordinues, duke ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët kryesorë të organizatës në Spanjë.
-Një vendas, i cili në bashkëpunim me dy të huaj të tjerë dhe një person të panjohur, ishte përgjegjës për transportin e sigurt të drogës dhe marrjen e masave të sigurisë.
– Një i huaj, 30 vjec rezident në Spanjë, merrej me çështjen e sigurisë për takimet e krerëve të organizatës dhe anëtarëve të tjerë.

detyrat që kishin anëtarët e bandës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.