Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit për këtë 1 korrik, e ka shoqëruar me një foto nga perëndimi i diellit, ku edhe shkruan se Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik.
“Mirëmëngjes, dhe me gëzimin e ditës së parë të një korriku të mirëseardhur, në një Shqipëri që ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik, ju uroj ta kaloni sa më bukur sot”,-shkruan Rama.
Mbrëmë Rama tha se u kthye në atdhe nga Samiti i NATO-s që u mbajt në Madrid, me dy lajme të mira, atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE