Rreth 1 orë qëndroi në SPAK Blendi Gonxhja, por sipas tij nuk lidhet me punën e tij si drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai shkoi në SPAK për një sqarim si palë e tretë.
“Nuk ka lidhje me DPSHTRR, isha për një sqarim. Rrini krejt të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asgjë”, tha ai.
Ky veprim pason një sërë paraqitjesh të mëparshme të zyrtarëve të ndryshëm në strukturën anti-korrupsion.