Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

1 për qind e të prekurve nga kanceri i gjirit janë meshkuj, shqiptarët nuk kanë dijeni

21:20 / October 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej 1991, fjongoja rozë është simbolika e kancerit të gjirit, rozë si ngjyra simbol e gjininë që prek më shumë. Por burrat nuk janë imunë prej këtij lloj kanceri. As ata shqiptarë.

Manjola Luzi, Shefe e Klinikës së Onkologjisë Durrës thotë se ka hasur 3-4 pacientë meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit.

Fakti që vetëm 1% e të prekurve me kancer gjiri janë meshkuj, e bën njohurinë mbi për të pothuajse inekzistente. Por si shfaqet kanceri i gjirit tek meshkujt? A ndryshon ai nga i femrave?

“Në rastin se ka një formacion ose sheh një gjëndër, ose një ndryshim në gjirin e tij ky duhet të kontrollohet”, thotë mjekja Mati.

“Ndryshime të lëkurës, tërheqje të saj, dëmtime të saj, skuqje të lëkurës, nëse ka sekrecione me ngjyrë të kuqe nga gjiri, hemorragjike, patjetër edhe kjo është një shkak”, shpjegon mjekja Manjola Luzi.

1 në 8 gra është e rrezikuar të preket nga kanceri i gjirit të paktën një herë në jetën e saj. Tek meshkujt raporti është 1 në 833. Kryesisht janë burra mbi 50 vjeç ata zhvillojnë këtë lloj kanceri, raporton Euronews. 

Nëse nëna ka vuajtur nga kanceri i gjirit, mundësinë për ta trashëguar e kanë si djali dhe vajza. Po ashtu, personat që vuajnë nga sëmundje që çrregullojnë balancat midis hormoneve femërore dhe mashkullore, janë të rrezikuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.