Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

1 vit nga tragjedia në Letoni, Xhaçka: U detyrohemi borxh mirënjohje dëshmorëve tanë

10:31 / May 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka efektivet fa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni, major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj. Në një ceremoni të posaçme, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar dëshmorëve të atdheut.

“Ne humbëm dy nga efektivët tanë më të mirë. Familja e FA humbi dy pjesëtarë të saj. Dy efektivë që e kishin përpara karrierën e tyre, një karrierë të shkëlqyer sepse e kishin treguar potencialin e tyre me çdo stërvitje dhe me çdo dislokim.”, u shpreh gjatë fjalës, Ministrja e Mbrojtjes.
Ajo nënvizoi vëmendjen ndaj familjeve të dy dëshmorëve të atdheut, sikundër për çdo familje të të rënëve në krye të detyrës, në radhët e Forcave të Armatosura.

Dy dëshmorët e atdheut, Tanushi dhe Hasanaj, tha më tej ministrja Xhaçka, janë kujtesa që ky profesion kërkon të rinj e të reja, burra e gra me ndjenjën e vetëmohimit e sakrificës.

“Ne të gjithë u detyrohemi atyre një borxh mirënjohje. E mbi të gjitha ju detyrohemi të vazhdojmë misionin tonë, për ta modernizuar më shumë, për ta bërë më profesionale, më meritokratike FA, për ta përmbushur më mirë misionin tonë për t’i shërbyer qytetarëve e për të garantuar sigurinë e tyre”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zerife Hasanaj, pjesë e kontingjentit shqiptar në kuadër të misionit të NATO “Enhanced Forward Presence” në Letoni, humbën jetën një vit më parë, gjatë kryerjes së detyrave luftarake.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.