Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

10 ditë pas tërmetit/ Ja si është situata në zonat e prekura

14:11 / December 6, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore në përditësimin e saj jep dhe të dhënat e fundit lidhur me situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe pasgoditjeve që e shoqëruan.

Këto janë të dhënat dhe bilanci paraprak i punës në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN
Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat:

Në Bashkinë Durrës: 19 objekte

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës:
 Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.

 Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
 Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;
 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;
 Në Kompleksin “Miramare”;
 Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;
 Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”

Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

SHËNDETËSIA
Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)
3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese
809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë

AKOMODIMI
Numri i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës deri sot:

  1. Hotel “Vala” 104
  2. Hotel “Bonita” 213
  3. Hotel “Eter” 93
  4. Hotel “Casa” 90
  5. Hotel “Pameba” 80
  6. Hotel “Kolaveri” 471
  7. Hotel “AS/Ibiza” 337
  8. Hotel “Aler” 135
  9. Hotel “Fafa Premium” 461
  10. Hotel “Dolce Vita” 290
  11. Hotel “Pishat e Buta” 90
  12. Hotel “Diama” 350
  13. Hotel “Rafaelo” 830
  14. Hotel “Froidi” 123
  15. Hotel “Ermir” 347
  16. Hotel “Aragosta” 39
    GJITHSEJ 4053

DËMET NË BANESA

Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër.
 Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,


 Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa,
 Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër.
 Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,
 Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,
 Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.

Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Qarku Fier.

Bashkia Lushnje.
 6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.

Bashkia Fier.
 Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.
 Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”.

Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Qarku Vlorë.

Bashkia Vlorë.
 Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar 22 dhe janë në proces 15.

  • 9 raste problematik pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh,
  • 16 plasaritje muresh, dhe
  • 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë.
Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.
Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.
Faleminderit!

#

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.