Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

10 gjëra që duhet të bëni pa mbaruar 2019

21:39 / October 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Project Management Guide for 2019
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1-Fikeni pak më shumë telefonin!
Përpiquni ta bëni këtë gjë sa më shpesh përgjatë vitit 2019. Jemi të sigurt që familja juaj do të dëshironte t’ju shikonte në sy dhe t’i tregonit për ditën tuaj, ndërkohë që ju e keni mendjen se çfarë ka postuar në Instagram ish i dashuri i shoqes suaj apo si të kaloni edhe një nivel në lojën Candy Crush.

2-Jeni të mirësjellshëm!
Përpiquni të jeni sa më të sjellshëm në situatat e jetës së përditshme. Fjalët “të lutem” dhe “faleminderit” nuk janë aq të vështira për t’u thënë. Mund ta bëni dikë më të lumtur, një koleg tuajin, një shok-shoqe apo edhe kamarierin e barit ku pini zakonisht kafenë e mëngjesit.

3-Gatuani një recetë të re çdo javë!
Kjo gjë do të verë në punë kreativitetin tuaj dhe njëkohësisht do të gatuani shumë shëndetshëm. Merrni një libër të vjetër gatimi ose gjeni receta të ndryshme online dhe futjuni punës. Pjesa më e bukur e këtij procesi është degustimi, pasi edhe nëse pjata juaj nuk është e shijshme, do ta bindni veten në të kundërtën.

4-Mos shpenzoni shumë në të mira materiale!
Është e kuptueshme që të shpenzoni para për ushqimin, por mos e teproni me veshjet. Trende të reja dalin thuajse çdo muaj, kështu që ëhtë e kotë të shpenzoni shuma të mëdha parash në rroba. Mos u përpiqni të blini diçka thjesht për të bërë përshtypje tek të tjerët. Përpiquni të kombinoni ato që keni për 6 muajt e ardhshëm dhe ju sigurojmë se do të ndiheni më mirë!

5-Gjeni dashurinë!
Sigurisht, ka vite që ju përpiqeni ta kryeni këtë zotim, por gjërat nuk po ju ecin siç duhet. Ndaloni njohjen e njerëzve nga aplikacione takimi apo rrjetet sociale. Aty ka një numër shumë të limituar njerëzish që e kanë të qartë se çfarë po kërkojnë. Dilni më shumë, krijoni njohje të reja, tregohuni më miqësorë… dhe ndoshta në shumë pak kohe do të gjeni dikë që ju pëlqen vërtetë.

6-Lexoni një libër!
Mund t’ju dukemi si mësuesja e klasës së parë, por është e rëndësishme që këtë vit të ri të lexoni një libër, e nëse keni vullnet, pse jo edhe më shumë! Zgjidhni zhanrin tuaj të preferuar, pyesni miqtë për sugjerime dhe merrni një vendim. Mund të lexoni në shtëpi, gjatë kohës që udhëtoni me transportin urban ose thjesht të kaloni një orë në park duke lexuar.

7-Përqafoni!
Është shumë e rëndësishme të përqafoni sa më shumë gjatë 2017-s. Përqafimet janë burime shumë të mira energjie pozitive. Vetëm me një përqafim mund të bëni të lumtur prindërit, motrën, vëllain, shokët apo edhe kolegët e punës. Të përqafuarit është një ndjesi e mirë dhe mund ta bëjnë ditën tuaj më të bukur.

8-Kurseni!
Është e rëndësishme që ta bëni këtë gjë përgjatë muajve në vijim. Edhe nëse nuk jeni kursimtarë, provoni të ruani një sasi të vogël çdo fundjavë. Mund t’ju duken pak tani, por në një vit kohë do të keni mjaftueshëm për t’i blerë vetes dhuratën që dëshironi apo disa ditë pushime në një destinacion të qetë.

9-Vizitoni të afërmit!
Kur ka qene hera e fundit që keni kaluar kohë me gjyshen? Po ma hallën, dajën, tezen apo xhaxhain? Zgjidhni një person me të cilin keni marrëdhënie të mira por keni kohë pa i takuar. Bëjini një dhuratë të vogël dhe diskutoni me ta gjërat që kanë ndodhur në jetën tuaj. Do të ndiheni më mirë dhe sigurisht do të bëni dikë të lumtur.

10-Buzëqeshni më shumë!
Ky është zotimi më i lehtë që mund t’i bëni vetes! Buzëzeshni sa më shumë gjate vitit 2017. Lërini pas inatet, mërzitjet dhe stresin duke i dhuruar një buzëqeshje dikujt. Jo vetëm qe do të ndiheni më mirë, por do të jeni edhe më produktivë. Mund të filloni që tani… a mund të buzëqeshni?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.