Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

10 lëvizjet e Luizit që e bëjnë atë gjeni në lojën e “Big Brother Vip 2”

09:31 / January 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 63d3f052a3b28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luiz Ejlli, ose fenomeni i “Big Brother Vip 2” që ka bërë si kurrë më parë, një popull që të jetë me të, është parë si fitues që ditën e parë. Janë disa pika, pse sot ai është gjeni në lojë.

1-Zgjodhi linjën e dashurisë: Që në fillim, Luizi krijoi menjëherë një linjë dashurie në “Big Brother VIP Albania” duke shfaqur hapur dhe vazhdimisht interesin e tij ndaj Kiarës. Ditë pas dite, ai e ushqente këtë histori për publikun.

2-Leu flokët: Luizi vendosi të ndryshojë komplet dhe të shfaqet me një karakter që i përshtatet dhe është i pëlqyeshëm edhe nga moshat e reja. 37-vjeçari pushtoi TikTokun e gjeneratës Z.

3-Kërkoi falje për sëmundjen: Qoftë e vërtetë ose jo, Luizi i kërkoi falje publikut për sëmundjen duke pranuar të kryqëzohej, brenda apo jashtë shtëpisë. Me fjalë të tjera, nënkuptoi “e dreqosa, më doni ose më urreni tani”, gjë që e bëri më “njerëzor” për audiencën. Ky vendim, i rriti popullaritetin në shifra të frikshme.

4-Në kulmin e sulmeve, u maskua si Joker: Luizi, i maskuar si Joker, nuk kundërshtoi asnjë sulm nga banorët e BBVA, të cilët e tallën në grup për elementë që lidheshin me karrierën apo karakterin e tij. Në këtë mënyrë, teksa të gjithë e sulmonin, ai mori pamjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, të bullizuar dhe të keqkuptuar. Të gjithë kundër 1 e shndërruan atë në të preferuarin e publikut.

5-Nuk foli për arritjet: Në një shtëpi me VIP-a të dyshimtë, Luizi nuk foli kurrë për arritjet e tij në karrierë. Pra, bëri të kundërtën e personave të tjerë brenda shtëpisë. Jo më kot, të gjithë mbetën disi të habitur kur produksioni u kërkoi të flisnin për veten e tyre dhe Luizi përmblodhi CV-në e tij, e cila për hir të së vërtetës, ishte ndër më të pasurat krahasuar me një pjesë të mirë të banorëve.

6-Fali shpullën e Kejvinës: Luizi nuk e përmendi në asnjë moment gjatë prime-it shpullën e Kejvinës, nuk e përdori kundër saj, përkundrazi i kërkoi edhe falje në ditët në vijim. Kjo sjellje e prezantoi para publikut edhe si gentleman.

7-Zbërthen lojën: Luizi është ndër banorët e parë që zgjohet dhe ndër të fundit që fle; është gjithë kohën aktiv duke vëzhguar të tjerët; analizon nominimet me “laps e letër”.

8-Krijon situata për t’u përfolur: Shkon dhe izolohet në rulotë; ble vetëm cigare; nuk merr pjesë në buxhet; fsheh thikat; hedh batuta që provokojnë etj. Luizi sigurohet që të flitet për të edhe kur ai nuk është aty. Edhe kur është vetëm, flet me publikun.

9-Nuk mban inat: Luizi duket sikur i fshin nga memoria gjithë gjërat që të tjerët thonë për këtë. Kjo ndoshta sepse është shumë i përqendruar te loja e tij. Duke mos mbajtur inat, pozicionohet para publikut në grupin e njerëzve pozitivë.

10-Ka humor: Luizi ka gjithmonë një batutë për të thënë. Njerëzit me humor janë interesantë për audiencën. /Anabel.al/

luiz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.