Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

10 makinat që refuzojnë të vdesin

20:17 / June 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
volvo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse shumica e prodhuesve të makinave sot kanë arritur të gjejnë se si t’i bëjnë automjetet të forta, ka disa modele e marka që refuzojnë të shkojnë në varreza.

Disa nga këto makina kanë arritur status legjendar mes shoferëve në të gjithë botën, dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.

Këto janë disa nga makinat që refuzojnë të vdesin. Jeep Cherokee XJ është një nga makinat me motorin më të qëndrueshëm e më të fortë, që mund të vazhdojë për shumë vite. Edhe pse nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesët e tjera të makinës, nëse s’e keni problem një xham që nuk hapet apo gjëra të tilla, motori është i aftë të shtyjë për shumë kilometra.



9 49

Furgoni i preferuar i të rinjve “hipi” në vitet 60, është një model i viteve 50 të bëra nga Volkswagen, që janë po ashtu nga makinat më rezistente që janë prodhuar nga kompania gjermane.

2 103

Subaru me superbagazh, makina të prodhuara në vitet 1990. Makina që mbijetojnë edhe kur mirëmbahen nga një person që s’merr vesh fare nga makinat. Duke pasur dhe katër rrota aktive, u bë shumë popullore si makinë.

subari

Honda Accord nuk është shumë e paraqitshme, as shumë tërheqëse, por punën e bën si asnjë makinë tjetër. Këto makina shihen si të pavdekshme, pavarësisht vitit se kur janë prodhuar.

honda 1

SAAB 900 nuk njihen më, pasi vetë kompania “Saab” nuk ekziston më. Megjithatë, versionet Saab 900 vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot më së miri.

4 88

Toyota Camry kanë krijuar një status legjendar për jetëgjatësi, sidomos në SHBA. Makinat janë gjithashtu të rehatshme dhe pas 480 mijë kilometrash ecin për bukuri, si në vitet e para.

toyota

Toyota mbahet për makina të forta, dhe Corolla është një nga shembujt më të mirë. Makina arrin të bëjë shumë kilometra, me shërbime bazë.

7 63

Mercedes-Benz W123, sidomos variantet me naftë, janë kthyer në simbol të pashkatërrueshmërisë. Është e vërtetë që trupin ua kap ndryshku shpejt nëse nuk mirëmbahen, por motorët janë të pavdekshëm. Arrijnë nga 960 mijë kilometra pa problem.

benz 1

VW GOlf II. Ky model bëri që Golf të marrë famë si makina ideale familjare. Me një motor që konsumon pak, por të fortë, këto janë nga makinat më jetëgjata dhe vazhdojnë të kërkohen nga njerëz që duan t’i blejnë.

golf

Volvot kanë bërë jo vetëm disa nga makinat më të forta e të sigurta në rast aksidenti, por edhe më jetëgjata. Ka Volvo që vazhdojnë të qarkullojnë sot me më shumë se 1 milionë kilometra. Rekordi është një Volvo e bërë në vitin 1966, që ka kapur 4.4 milionë kilometra.

volvo

Jeep Cherokee XJ Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Incident i paprecedentë: Modelet e OpenAI kryejnë sulm autonom ndaj Hugging Face gjatë një testi sigurie

13:08 / July 22, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.