Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë ndarë dy foto mahnitëse për përvjetorin e tyre të martesës. Ata festojnë 10 vite martesë, dhe tashmë kanë 3 fëmijë; princin George, princeshën Charlote dhe princin Louis.
Në fotot e publikuara çifti duken aq të ëmbël krah njëri-tjetrit.
Kate dukej mahnitëse me fustanin e saj me lule Avery të shtypura nga Ghost, të cilin ajo e kishte veshur më parë gjatë një udhëtimi në Pakistan në 2019.
William dhe Kate u martuan më 29 prill 2011. Rreth 1,900 të ftuar ishin pjesë e ceremonisë së mbajtur në kishë.

