Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

10- vjet pas vrasjes, djali i Fatmir Xhindit tregon si e mori lajmin, çfarë i tha babai për herë të fundit

19:02 / May 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
djali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra 10 vite më parë në derën e shtëpisë, ndërsa sot për herë të parë djali i tij Anduel Xhindi, i cili është tashmë deputet, ka treguar si e mori lajmin.

Deputeti zbuloi se lajmin e mori nga mamaja, pasi nuk ishte në shtëpi, ndërkohë që tregoi se nëna e tij ka qenë në shtëpi në momentin kur i ekzekutuan bashkëshortin.

“Në orën 20:45 morëm lajmin për vrasjen. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi, jo vetëm atë ditë por edhe ditët e mëparshme. Nuk ndjente asnjë frikë, nuk ka marrë asnjë telefonatë, nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi përveç të zgjedhjeve se po merrej me fushatën.

Ne kemi qenë më shumë shokë sesa kemi pasur marrëdhënien prindër-fëmijë. Atë ditë unë isha me tim atë deri në drekë. Në darkë isha me kushërinjtë, ne kishim dalë në Roskovec po pinim kafe dhe na mori mamaja në telefon dhe na tha që kanë vrarë Fatmirin. Mamaja ndodhej në shtëpi. Ajo kishte menduar se mos ishin fishekzjarre, kishte dëgjuar gjithçka, por nuk ja merrte mendja. Personi i parë që e pa ishte xhaxhai se jemi familje shumë e lidhur dhe çdo darkë mbidheshim te gjyshja. Nuk na shkonte mendja në botë, kur shkuam pamë tim atë e besuam atë që kishte ndodhur. Im atë asnjëherë nuk ka qenë gjaknxehtë, as me ne asnjëherë nuk bërtiste, jo se jam unë djali i tij por i gjithë Roskoveci e thotë këtë.

Për herë të fundit që folëm më tha për të shkuar lart për të punuar me të bashkë tokën, por nuk pranova”, tha deputeti në emisionin “Kjo javë”, ndërkohë që deklaroi se i ndjeri Fatmir Xhindi është munduar t’i mbajë larg politikës atë dhe dy vëllezërit e tjerë.

“Neve na ka mbajtur pak larg politikës, faktikisht ka punuar shumë me ne si djem. Unë kam ardhur pak kohë këtu në Tiranë se kam vazhduar gjimnazin këtu dhe pavarësisht angazhimeve politike e gjente pak kohë mbasdite dhe vinte më kontrollonte detyrat.

Faktikisht mundohej të mos na fuste rrugës së politikës dhe nëpër fushata shumë rrallë mund të shkonim”, deklaroi Xhindi.

tregon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.