Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

100 ditë nga burgimi pa akuzë, Veliaj: Po pengohem t’u shërbej qytetarëve që më kanë votuar masivisht 3 herë; do të ndjek të gjitha rrugët ligjore

13:00 / May 20, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
0 500 1739193528xwhatsapp image 2025 02 10 at 141041 844
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

100 ditë nga burgimi i tij pa asnjë justifikim të arsyeshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se po pengohet për të ushtruar detyrat e tij si Kryetar i zgjedhur masivisht 3 herë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkruan se paraburgimi i tij nuk përbën vetëm një sulm ndaj tij dhe familjes, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që i janë besuar nga qytetarët e Tiranës.

Postimi i plotë:

Shumë të dashur miq,

Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj.

Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!

akuze burgim qytetare rruge veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kroçera superluksoze australiane ‘Emerald Azzura’ ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit!

13:13 / June 16, 2025

Kryepeshkopi Joan para Patriarkut Vartholome: Kisha Orthodokse, faktor progresi

17:35 / June 15, 2025

Vlora, e tejmbushur nga vizitorët

16:37 / June 15, 2025

Kanioni i Langaricës, perla natyrore mes shkëmbinjve dhe ujërave termale

15:48 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.