Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021.
Lajmi i mirë që Kushi theksoi, është se për Mjekësinë e Përgjithshme Ministria e Arsimit sapo ka miratuar 100 kuota shtesë.
“Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme”.
