Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

101 vjetori i marrëdhënieve SHBA–Shqipëri/ Berisha: Janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve

16:10 / July 29, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e 101–vjetorit të vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar këtë ditë historike në rrjete sociale nëpërmjet një postimi.

POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Willson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjësimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktaturës komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George Ë. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë.

Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të.

SHBA–Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.