Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

109-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, presidenti Meta: Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!

13:15 / December 4, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
forcat e armatosura te shqiperise 01 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij për çdo burrë dhe grua që mban uniformën e ushtrisë.

Urimi i tij ka ardhur me rastin e 109 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.

Statusi i Metës:

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!

Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gazetari Ferhati zbulon deklaratat në GJKKO: Vlora Hyseni mohon Agasin

21:40 / September 24, 2026

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.