Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

11 të arrestuar në Tiranë për dhunë ndaj prindit, vjedhje, si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

09:17 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 47-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e një personi tjetër. Një 18-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit. Një tjetër shtetas 40 vjeç është kapur nga policia pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj.

Një i ri tjetër 23 vjeç nga Fushë-Arrameras, Krujë është vënë në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur paratë e një shtetasi tjetër. Një 28-vjeçar nga Tirana i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur është ndalur nga policia dhe është arrestuar, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar një shumë parash.

Një 54 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi ndërsa një tjetër 19-vjeçar është kapur në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e tij.

Një 47-vjeçar banues në Tiranë është vënë në pranga pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve

Një 25 vjeç, banues në Kamëz dhe një 29 vjeç tjetë janë vënë në pranga pasi janë kapur duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

– E. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në bulevardin “Bajram Curri”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Gj. M., 71 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Një 39-vjeçar dhe një 34-vjeçar banues në Tiranë po hetohen në gjendje të lirë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.

Po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.