Ditën e sotme kanë ndërruar jetë 11 persona nga COVID në vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.
