Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

110-vjetori i Gjykatës së Lartë, presidenti Begaj: Qytetarët presin korrigjimin e padrejtësive

10:46 / May 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BEGAJ 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj në konferencën e 110-vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, tha se pritshmëritë e qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë janë shumë të mëdha, pasi ata presin korrigjimin e padrejtësive me të cilat ndeshen.

“Kontributi i secilit prej nesh këtu prezent, aktorë vendas e ndërkombëtarë, është thelbësor për ndërtimin e një kulture juridike me standarde profesionale dhe etike të larta që përcjell besimin e nevojshëm kundrejt atyre që presin drejtësi. Pikërisht, besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë është qëllimi final i të gjithave politikave shtetërore, sepse çdo institucion publik duhet të jetë në shërbim e në funksion të qytetarëve”.

Begaj theksoi se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat, kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve kushtetuese e ligjore, madje përtej parashikimeve të hartuesve të reformës.

“Ka ardhur momenti që me kapërcimin e këtyre vështirësive, të gjithë së bashku, të përdorim rezultatet e reformës si burim energjie dhe si motor për integrimin tonë në Bashkimin Evropian, ashtu siç Kanuni Zhurisë 110 vjet më parë. Të gjithë duhet ta pranojmë se Shqipëria me këtë reformim të sistemit, hodhi një hap të guximshëm, radikal dhe me sfida që janë akoma prezente. Me përmbylljen e saj, duhet të arrijmë një sistem drejtësie funksional dhe në standardet e duhura, ku respektimi i të drejtave themelore të njeriut të jetë qëllim kryesor”. Ai kërkoi të garantohet aksesi në drejtësi, pavarësia e sistemit, cilësia dhe zbatimin e hartës gjyqësore.

“Si President dhe qytetar i këtij vendi, kërkoj të garantohet: Aksesi në drejtësi, i cili lidhet ngushtësisht me hartën e re gjyqësore. Te punohet jo vetëm mbi implementimin korrekt të kësaj harte, por edhe mbi perceptimin se harta gjyqësore nuk është kufizim i të drejtës së apelimit, as në sensin e kohës apo të vonesave, as në sensin e aksesit fizik; Pavarësia e sistemit, e cila është arsyeja e reformës në drejtësi, të japë frytet e veta, në administrimin e sistemit, duke treguar përgjegjësinë e vendosmërinë e nevojshme për t’u shkëputur nga ndikimet politike e fenomenet negative të së shkuarës. Për këtë rol të madh duhet të luajnë të gjithë institucionet e reja të drejtësisë; Cilësia në drejtësi është dhe duhet të jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e të gjithë aktorëve të përfshirë. Nga një anë Shkolla e Magjistraturës me përgatitjen e magjistratëve të rinj dhe nga ana tjetër organet e qeverisjes në drejtësi (KLGJ/KLP/ILD) duhet të punojnë që të ruhet profesionalizmi dhe përgjegjshmëria e magjistratëve në sistem”.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.