“Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”
Në këtë datë të shënjuar në historinë e kombit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), ka sjellë për herë të parë disa foto të shkrepura nga manifestimet e zhvilluara në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913.
Në pamje shquhet Isa Boletinin me bashkudhëtaret e tij, delegatë të ndryshëm dhe qytetarë që festojnë.
Po ashtu, paraqitet edhe momenti i përjetësuar kur Ismail Qemali, nga i njëjti ballkon, një vit më parë (1912), u komunikoi shqiptarëve shpalljen e Pavarësisë.
Në foto poashtu pasqyrohet përmbyllja e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Vlorës, pas fjalës së mbajtur nga Ismail Qemali.



