Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

112-vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza: Gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar

09:07 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 98
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij, dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i thoshte shpesh për Shqipërinë.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Pasi jetoi në Maqedoninë e Veriut për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të Kishës Katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

Si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza admirohet nga miliona njerëz për veprat e saj bamirëse, ku edhe shprehjet e saja ende janë burim frymëzimi.

Nene tereza3

Gonxhe Bojaxhiu Nëna Tereza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ Rama përsërit thirrjen për dialog, nxjerr karriget para Kryeministrisë

09:57 / October 20, 2026

“Kush do të komunikojë me ne, jemi të hapur”/ Rama: Po punojmë për një paketë masash. Kush shkatërron, do paguajë

08:52 / October 20, 2026

Protesta e dhunshme/ Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:50 / October 20, 2026

Rama viziton Ministrinë e Arsimit/ Protestat e dhunshme janë pjesë e një “lufte hibride”, synojnë marrjen e pushtetit me forcë

08:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.