Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“12 mijë shqiptarë morën urdhër dëbimi këtë vit”/ Greqia renditet në vend të parë

20:19 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat ku theksohet se në 6 muajt e parë të vitit kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 11.905 shqiptarë, me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%. Për të gjithë vitin e kaluar, kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022.

“Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët (8 170) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga marokenët (7 235), shqiptarët (6 640) dhe pakistanezët (6 260). Tunizianët (5 630) vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi (3 990), gjeorgjianët (3 690), turqit (3 425), indianët (3 135) dhe irakenët (2 940)”, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Sipas Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2022, 96 550 shtetas jo-BE u urdhëruan të largoheshin nga një Shtet Anëtar i BE-së dhe gjithsej 23 110 u kthyen në një vend tjetër (përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së) pas një urdhri për t’u larguar.

Pasi ranë në vitin e pandemisë dhe mbetën të ulëta në vitin 2021, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.