Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

1,2 miliardë lekë për kompensimin financiar për pronarët, ja kush përfiton

16:42 / October 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qeveria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria miratoi një vendim të ri që synon të zgjidhë çështjet e pronësisë, duke kompensuar pronarët dhe duke u dhënë të drejtën e pronësisë qytetarëve që kanë legalizuar banesat e tyre. Vendimi parashikon një fond prej rreth 1,2 miliardë lekësh për kompensimin financiar.

Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Durrës-Kavajë-Krujë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Elbasan, Zonas e Stimuluara, Shkodër, Korçë, Lezhë, Sarandë, Kamëz–Vorë, Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

435 qytetarë që më parë janë pajisur me vendim legalizimi për banesat e tyre, përfitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas ligjit në fuqi. Kjo u mundëson atyre të fitojnë pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi truallin dhe shtëpinë ku jetojnë, duke eliminuar përfundimisht pasiguritë ligjore që i kanë shoqëruar prej vitesh.

Nga ana tjetër, 515 pasuri të paluajtshme që janë prekur nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht. Pronat në fjalë përfshijnë një sipërfaqe prej mbi 112 mijë metra katrorë dhe kompensimi u jep pronarëve një zgjidhje përfundimtare, duke i dhënë fund konflikteve të zgjatura dhe shpesh të vështira që kanë të bëjnë me të drejtën e pronësisë. Ky vendim përbën një hap konkret drejt normalizimit të marrëdhënieve të qytetarëve me pronën, duke kthyer procesin e legalizimeve dhe kompensimeve në një mekanizëm të vërtetë të drejtësisë sociale.

1.2 miliardë lekë kompensim financiar qeevria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.