Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

12 shenjat e horoskopit për këtë të shtunë, 24 Maj 2025. Ja çfarë ju pret

08:01 / May 24, 20255 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
horoskopi 4
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dashi-Ditë aspak e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Tensioni do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do të ndiheni aspak të qetë. Beqarët do të kenë disa ndryshime të vogla, por yjet këshillojnë të mos nxitohen për asgjë. Ka kohë për gjithçka. Në planin financiar, situata do të jetë e qëndrueshme. Përfitoni për të kryer ndonjë transaksion apo investim.

Demi-Jeta në çift do të ndërlikohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe do të keni debate të ashpra. Po vazhduat kështu, marrëdhënia do të shkatërrohet. Beqarët do të kenë zhgënjime të mëdha sot, sepse do të nxitohen të hedhin hapa. Në planin financiar duhet të keni garanci para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.

Binjakët-Jo vetëm që marrëdhënia në çift do të jetë e ngrohtë sot, por do të mendoni edhe për një fejesë apo martesë së shpejti. E keni kuptuar se nuk mund të qëndroni më larg njëri-tjetrit. Beqarët gjithashtu do të jenë fatlumë dhe do ta gjejnë personin që aq shumë kanë kërkuar. Të ardhurat do të kenë një rritje të lehtë. Mos shpenzoni shumë që ato të mos kenë vështirësi për një kohë të gjatë.

Gaforrja-Luftoni kundër rutinës dhe pesimizmit në jetën tuaj në çift sot dhe do të shihni që gjërat do të marrin drejtimin e duhur. Bashkëpunimin me partnerin duhet gjithashtu ta forconi. Beqarët do të kenë disa takime, por që në fillim nuk do të kuptohen si duhet me ata persona. Në planin financiar duhet t’i mendoni me kujdes gjërat para se të hidhni çdo lloj hapi. Nuk është koha për të bërë çmenduri.

Luani-Nëse ju del ndonjë problem i vogël sot në jetën tuaj në çift, mundohuni ta zgjidhni me kujdes dhe pa u alarmuar. Askush nuk ka një jetë tërësisht të qetë, por të zotët janë ata që dinë t’i kalojnë edhe problemet. Beqarët do të takohen me disa miq të vjetër dhe nuk do të ndahen për asnjë çast prej tyre. Hëna do të ndikojë negativisht te financat. Ato do të jenë shumë të dobëta.

Virgjëresha-Do të keni ide shumë të mira sot si ta rindizni pasionin dhe t’i shtoni emocionet në jetën tuaj në çift. Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Beqarët do të kenë pëlqime, por do të ngurrojnë të hedhin hapa më tej. Gjithsesi, dita do të jetë disi më ndryshe se të tjerat. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe largpamësi. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangni problemet dhe vështirësitë.

Peshorja-Ditë e mbushur me surpriza dhe emocione të shumta kjo e sotmja. Partneri do të mendojë në çdo kohë t’ju bëjë të ndiheni mirë. Beqarët do të lodhen së kërkuari princin e tyre të kaltër dhe sërish nuk do t’ia arrijnë qëllimit. Do të duhet të presin ende pak kohë për të ndryshuar status. Financat do të jenë mjaft problematike. Hiqni dorë nga shpenzimet, sado të vogla qofshin ato.

Akrepi-Klima në jetën tuaj në çift do të ngrohet tej mase sot. Do ta keni më të lehtë të flisni për problemet që ju shqetësonin prej kohësh. Beqarët do të fillojnë aventura kalimtare, por emocionuese dhe të këndshme. Do të ndihen mirë dhe kjo është e rëndësishme. Në planin financiar mund edhe të kryeni disa shpenzime të nevojshme, duke qenë se të ardhurat do të jenë të qëndrueshme.

Shigjetari-Do të jeni me humor shumë të mirë sot dhe të gatshëm të bëni çdo lloj tolerance në mënyrë që marrëdhënia në çift të ecë si duhet. Partneri do t’ju vlerësojë edhe më tepër për këtë arsye. Beqarët ka mundësi të fillojnë një histori dashurie afatgjatë me një mik të ngushtë. Financat nuk do të jenë aspak problematike. Disa madje do të realizojnë disa punë mjaft fitimprurëse.

Bricjapi-Ka ardhur koha të merrni në dorë frenat e jetës suaj në çift dhe të drejtoheni andej nga duhet. Për çdo paqartësi apo problem flisni lirshëm me atë që keni në krah. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin pozicion si më parë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe të mëdha sepse mund të keni më tepër humbje sesa fitime.

Ujori-Pas një kohe të gjatë me zënka dhe mosmarrëveshje në çift, sot do të rivendoset qetësia. Do të dashuroheni ashtu siç e ndjeni dhe do të ndiheni mjaft mirë. Beqarët do të kenë dëshira të zjarrta, por jo të gjithëve do t’u plotësohen ato. Në planin financiar duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do t’ju japin disa miq nëse doni që të mos keni vështirësi.

Peshqit-Asnjë planet nuk do të mundë ta prishë harmoninë që mbizotëron në jetën tuaj në çift sot. Ju dhe ai që keni në krah do të jeni të pandashëm. Beqarët do të mendojnë për një dashuri të shkuar dhe do të vuajnë mjaft për këtë arsye. Mundohuni të shkëputni kontaktet me të kaluarën. Në planin financiar do t’ju duhet të kurseni sot që as nesër të mos keni vështirësi.

24 maj Horoskopi shenja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë verën bashkë

12:49 / June 16, 2025

Gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur e detyron atë të anulojë katër koncerte në Evropë!

12:24 / June 16, 2025

Velipoja ‘gjelbërohet’ nga kanabisi, policia i prish planet 34-vjeçarit, i asgjëson bimët

11:48 / June 16, 2025

Gerta Gixhari tregon pse vendosi të bëhej pjesë e BBVA 4

11:39 / June 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.