Mbi 122,000 britanikë kanë treguar gatishmëri për të pritur refugjatë ukrainas në shtëpitë e tyre, raporton “BBC”.
Sipas skemës “Homes for Ukraine” pritet që gjatë javës së ardhshme të mbërrijnë refugjatët e parë në Angli. Ky lajm u konfirmua edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss e cila falenderoi popullin britanik për “bujarinë e tyre të jashtëzakonshme”.
Truss deklaroi se procesi do të hapet zyrtarisht të premten, por shton se nuk është e sigurt se si refugjatët do të shkojnë në MB.
Ajo thotë se pararendësi i parë për çdo bisedë të suksesshme të paqes duhet të jetë një armëpushim dhe Putini të tërheqë trupat e tij.
“Është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me një armë në kokë”, thotë ajo, duke shtuar se ka frikë se presidenti rus po bën një lojë të dyfishtë.
Më tej, sekretarja thotë se gjithmonë ka menduar se debati rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO është një “perde tymi”, por në fakt Putin dëshiron të rikrijojë Bashkimin Sovjetik.
