13 furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe të Policisë së Shtetit janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Niklës dhe Ishmit. Burimet bëjnë me dije se në operacion marrin pjesë dhe forca të Policisë së Durrësit, Tiranës e Krujës.
Paraprakisht, bëhet me dije se kemi të bëjmë me një operacion të madh për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit të kanabisit. Ora News mëson se janë rreth 31 parcela me drogë që janë zbuluar nga Policia, nga kontrolli i territorit.
Edhe më herët në këto zona ka pasur operacione të ngjashme. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Policia dhe FNSH zbarkuan në Fushë Krujë, ku shkatërruan disa parcela me drogë dhe arrestuan shumë persona.
Newsbomb.al mëson se ky operacion është në vazhdën e kontrolleve të periodike që bën Policia, për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me drogë. Në orët në vazhdim pritet të ketë një deklaratë zyrtare për rezultatet e këtij aksioni ku pjesë janë disa Drejtori të Policisë dhe FNSH.
