13 vende të Bashkimit Europian kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët ku shprehin mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën Evropiane.
“Procesi i Zgjerimit të BE ka një fuqi transformuese pozitive në Ballkanin Perëndimor dhe është një investim për paqen dhe stabilitetin e Europës. Është thelbësorë të sigurojmë progresin në përgjithësi në rajon. BE duhet të përmbushë angazhimet e saj për intgrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka plan “B”, thuhet në deklaratën e kësaj nisme.
Vendet që kanë firmosur janë Çekia, Estonia, Lituania, Letonia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Malta, Austria, Kroacia, Sllovenia, Poloni dhe Sllovakia. Ajo që bie në sy është se Greqia nuk është pjesë e kësaj nisme.
Këto vende i bëjnë thirrje Këshillit:
“ të pranojnë rekomandimet e Komisionit Europian.
të përmbushim angazhimet tona dhe të sigurojmë kredibilitetin e politikës së zgjerimit të BE bazuar në kushtëzimin e qartë dhe parimin e meritave;
forcimi i besueshmërisë së BE-së në dimensionin ndërkombëtar dhe institucional, si dhe ruajtja e mekanizmave të BE-së në rajon;
njohin përpjekjet e jashtëzakonshme dhe progresin e bërë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme dhe në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu të pranojnë rëndësinë historike të Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila paraqet një shembull të adresimit të çështjeve të hapura për rajonin dhe më gjerë;
njohin politikën e zgjerimit si mjetin më të suksesshëm për të promovuar standardet dhe vlerat e BE-së dhe për të nxitur zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin në rajon;
të vazhdojë të mbështesë perspektivën e përcaktuar qartë të anëtarësimit në BE, e cila është forca shtytëse për zbatimin e reformave të vështira dhe zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor;
njohin ndikimin e pazëvendësueshëm të politikës së zgjerimit në procesin e forcimit të Evropës;
Dhe në këtë mënyrë
mbështesin marrjen e vendimeve për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore në qershor 2019”, janë pikat e deklaratës së këtyre 13 shteteve.