Çështjet kulturore kanë qenë fokusi i punës së gazetarit Marin Mema i cili ka sjellë për publikun histori shqiptare por për jetën private është shumë i rezervuar.
Mema ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan” dhe gjatë mbrëmjes ka rrëfyer disa detaje nga jeta personale.
Marini iu përgjigj shumë pyetjeve pikante që iu drejtuan nga Luana, Rezarti dhe Xhoda.
Një ndër to ishte se kur do e shohim Marinin dhëndër, e nisur nga kjo, gazetari rrëfeu disa gjëra për jetën private.
“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë”,- u shpreh Mema, i cili na tregoi se me vajzën “misterioze” ka rreth 13 vite lidhje dhe janë gati të bëhen prindër në një të ardhme sa më të aftërt.
