Një 13-vjeçar është larguar nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” ku ai po qëndronte. Lajmin për largimin e fëmijës e ka denoncuar në polici punonjësi i institucionit. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S.T, 32-vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
