Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

’14 maji’/ Berisha prezanton kandidatin e Metës në Kuçovë! Lefter Maliqi: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia

20:11 / March 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1680026624 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha nga Kuçova iu ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë kandidatin e Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi. Në ceremoninë e prezantimit, Berisha tha se është i bindur që do të fitojnë, teksa nuk i kurseu lavdet për të.

“Kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi.

Nga ana tjetër, Maliqi ka listuar disa nga premtimet për bashkinë e Kuçovës e ndërsa tha se do të do ta shndërrojë këtë Bashki në një kantier ndërtimi.

“Kini besim të patundur që do i bëj të gjitha që vitin e parë. Nuk ka asgjë që më ndal për të punuar për publikun. E keni parë në komunën që drejtoja, që njerëzit nga gëzimi thernin dashin te këmbët se i ktheva në vepra. I dyfishova në vepra. Do të suvatohen të gjitha pallatet që janë bërë si gërmadha, do të luhen të gjitha. Të gjitha rrugët e lagjeve brenda dy viteve do të asfaltohen. Qendra e kulturës do të bëhet, tregu do të bëhet modern, ura e Bardhajt, shumë rrugë do të bëhen shumë shpejt”, u shpreh ai.

Maliqi u shpreh se që në muajin e parë do të blihen 13 mjete, ndër to edhe dy mikrobusë të linjës Kozare-Lumas me 50% të kostos për qytetarët dhe falas për pensionistët.

“Do të blihen 13 mjete që në muajin e parë, tre fadroma, tre kamionë, dy mikrobusë të linjës Kozare Lumas me 50% kosto dhe për pensionistët falas. Lefter Maliqi çfarë thotë e bën realitet. Do të qërojmë. Do i hedhim në kosh tenderat korruptivë të pastrimit të qytetit dhe do bëjmë atë që duhet.

Të gjitha rrugët dhe urat në fshatra do bëhen të gjitha. Meriton Kuçova këtë gjendje ku është?! A nuk meriton Kuçova një muze historik. Nuk meriton një qendër kulture? A meriton një treg si Kandahar?”, tha Maliqi.

Berisha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.