TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023

EURO 2024/ Skocia trondit Spanjën, Turqia e pëson nga Kroacia në shtëpi

23:24 / March 28, 2023

Kiara Tito publikon mesazhin “e koduar”

23:13 / March 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

14 Maji, Çaka tregon opsionet dhe rreziqet e Berishës

10:57 / March 6, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Si do të jenë në zgjedhje, 2 grupet e PD-së? Dritan Çaka, anëtar i komisionit rregullator KQZ, tregon opsionet e grupimit të Berishës për zgjedhjet e 14 majit, nëse KQZ vendos që të pranojë kërkesën e Alibeajt për t’u regjistruar. Çaka tha se PL duhet të bëjë koalicion me një parti të tretë pasi grupimi i Berishës nuk ka personalitet juridik. Një tjetër alternativë do të ishte që Berisha t’i regjistronte kandidatët si të pavarur, por ky opsion duket tashmë i djegur, pasi sot regjistrohen komitetet nismëtare. Për të rreziku i vetëm i Berishës është që nuk do t’i numërohen votat individuale, por vetëm ato të kandidatëve, pasi nuk ekziston si subjekt. Një tjetër aspekt është buxheti financiar ku nëse grupimi Berisha nuk regjistrohet, do të marrë një buxhet më të reduktuar sesa PL e Metës apo PD e Alibeajt.

“Sot mund të regjistrohen vetëm partitë politike dhe komitetet nismëtare. Kandidatët e pavarur mund të regjistrohen edhe nesër, pasi të jetë shprehur komisioneri. 70 ditë para zgjedhjeve është afati i fundit për regjistrimin e subjekteve. Kandidatët kanë afat 50 ditë para zgjedhjeve për të paraqitur kërkesën për t’u regjistruar”,-tha Çaka. Teksa u ndal te dy kërkesat e grupimeve të PD-së për t’u regjistruar në zgjedhje, ai u shpreh:

“Në lidhje me PD-në ndodhemi në një përplasje të kërkesave. Grupi i Berishës e ka depozituar dje në darkë kërkesën për regjistrim. Deri në orën 09:00 të mëngjesit nga grupi Alibeaj s’kishte një kërkesë, por nga ç’kemi dëgjuar sot do paraqitet kërkesa nga ana e tyre. Kodi nuk shprehet në lidhje me këtë pjesë. Nuk shprehet që kërkesa duhet të jetë e firmosur detyrimisht nga kryetari i partisë. Nga eksperienca ka pasur kërkesa që nuk janë nënshkruar drejtpërdrejt nga kryetarët e partive. Nuk mund të them që komisioneri do pranojë regjistrimin e njërit grupim apo tjetrin, sepse do shqyrtohet dokumentacioni. Por në dy zgjedhjet e mëparshme praktika ka treguar që regjistrimet janë bërë edhe me nënshkrime nga persona me autorizim”,-tha në “MCN TV”.

I pyetur nëse mund të pranohet autorizimi i Bashës për Alibeajn, Çaka tha se praktika ka treguar që po, regjistrimet mund të bëhen edhe me nënshkrime për personat e autorizuar. Ndonëse Partia e Lirisë u regjistrua në 2 mars, Çaka tha se Meta ka sërish mundësinë që të krijojë një koalicion me Berishën.

“Komisioneri ose do regjistroj z.Berisha ose z.Alibeaj në zgjedhje. Nëse do regjistrohet z.Berisha nuk do kemi një koalicion të z.Alibeaj me z.Meta besoj. Ndërsa, nëse do regjistrohet z.Alibeaj, z.Berisha do ketë dy opsione, ose do regjistrohen si kandidatë të pavarur, ose do futen në listat e një koalicioni ose një strukture tjetër. Por sot duhet të ishte dorëzuar komiteti nismëtar, kështu që ky opsion është djegur. Mund të ndodhemi para situatës të 2022-shit, ku pati marrëveshje Berisha-Meta, dhe pati kandidatë të propozuar nga Berisha por dolën të përbashkët. Nëse Berisha nuk regjistrohet, i vetmi opsion do jetë kjo. Partitë që regjistrohen veç mund të bashkohen në struktura të përbashkëta. Grupi i z.Berisha nuk ka personalitet juridik, në momentin që nuk regjistrohet. Nëse do bëhet një koalicion, s’mund të ketë një koalicion PL dhe grupi i Berishës, patjetër do jetë një parti e tretë”.

I pyetur mbi rreziqet e partisë së Berishës në koalicionin me Metën, ai u shpreh: “Nëse do bëjë koalicion me Metën, Berisha s’do ketë mundësitë që votat t’i numërohen si individuale, pasi votat do dalin si të partisë së lirisë. Për kandidatët nuk bëhet fjalë, pasi marrin vota individuale, po flasim vetëm për këshillat bashkiak, ku do votohet për partinë ose koalicionin. Në 6 mars nuk doli sa vota kishte z.Berisha dhe znj.Kryemadhi. Kur të merret buxheti financiar do marrë më shumë Meta se sa PD nëse do jetë e regjistruar me Alibeajn. Ndërsa z.Berisha s’do ketë asnjë përqindje në financim”.

KQZ Sali Berisha
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bejko për 14 majin: Nëse Belindi ose unë humbasim, përgjegjësinë e ka kryeneçësia e Berishës

22:46 / March 28, 2023

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje: Një person qëlloi në ajër

22:34 / March 28, 2023

Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

21:39 / March 28, 2023

Top Channel në zi, nisje e pazakontë e spektaklit Big Brother VIP

21:17 / March 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detaje: Një person qëlloi në ajër

22:34 / March 28, 2023

Operacion anti-drogë në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

21:39 / March 28, 2023

Top Channel në zi, nisje e pazakontë e spektaklit Big Brother VIP

21:17 / March 28, 2023

Plani rus për vrasjen e ministrit italian, gazetarja nga Roma: Prej kohësh ka një vëmendje të shtuar ndaj trupave mercenare ruse

20:38 / March 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

23:58 / March 28, 2023

Lukaku shënon dhe pastaj shkakton penallti, Belgjika mund Gjermaninë në miqësore

23:45 / March 28, 2023

SHBA: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk parashikon reciprocitetin

23:38 / March 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.