Sali Berisha në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral. Berisha tha se do të ndërmerren hapa ligjorë ndaj aplikacionit “Aktivisti”, të krijuar nga PS për fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.
Aktivist është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Dëshmi e shndërrimit të narkoshtetit të Ramës në një narkoshtet elektoral, shndërrimit në një makineri të dhunimit masiv të votës përmes ndikimeve të paligjshme. Mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë”,-tha Berisha.