14 shkurti është Shën Valentini dhe i vetmi çift në “Big Brother VIP 2”, Luizi dhe Kiara kanë nisur të mendojnë për njëri-tjetrin. Moderatorja dëgjohet të thotë “ishalla është ngrohtë më 14 shkurt do hidhem në pishinë bashkë me Luizin. Dua një fustan të kuq të gjatë saten ju lutem”.
Edhe Luizi mendon sërish për lojë dhe në një bisedë me Valbona Memën duket i shqetësuar se mos e nominojnë Kiarën.
Luizi: Duhet me saju naj gja unë se po i bien të gjithë këta në 14 po e nominojnë.
Valbona: Duhet të jesh shumë i kujdesshëm se përderisa e bënë dhe me Efin, ti pa krah normal s’je se na ke të gjithëve, por mendojnë se do të të dobësojnë.
Data 14 është ditë e martë dhe përkon me Prime e “Big Brother”, të shohim se çfarë do të ndodh.
