Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

15.7 vjet punë për të blerë një apartament. Shqipëria e treta në Europë për çmimin mesatar

16:14 / February 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria renditet e treta në Europë sa i përket çmimeve të shtrenjta të apartamenteve në raport me të ardhurat. Njësia më e madhe të dhënave “Numbeu” e ka klasifikuar vendin tonë për vitin 2023 si vendin pas Rusisë dhe Serbisë.

Referuar të dhënave, ky indeks matet me çmimin mesatar të një metri katrorë për apartamentet, në qendër dhe periferi, të ardhurat e familjeve, si dhe koston e kredisë, nga ku rezulton se nevojiten mesatarisht 15.7 vite punë për blerjen e një shtëpie për një familje.

Vendi më i shtrenjtë është Rusia ku një familjeje i nevojiten 16.3 vite, ndërsa në vend të dytë është Serbia me 15.9 vite. Vendi më i lirë në rajon është Mali i Zi me 13 vite.

Shqipëria ka njohur një bum të ndërtimeve vitet e fundit, kryesisht në kryeqytet si zona me më shumë kërkesa. Çmimet në Tiranë nisin nga 1000 euro për metër katrorë për të arritur në zonat më të kërkuara deri në 4-5 mijë euro.

Nëse ky indeks do të ishte specifikisht për kryeqytetit, atëherë një familjeje do t’i nevojiteshin mbi 20 vite punë për të siguruar blerjen e një apartamenti.

Gjatë vitit të kaluar si çdo sektor tjetër, edhe ndërtimi u prek nga rritja e kostove, e cila u përkthye direkt në çmimin final të apartamenteve. Agjentët e tregut thonë se për 2023 nuk ka pritshmëri për ulje çmimesh për aq kohë sa kërkesa për blerë është e lartë.

apartament çmimin mesatar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.