Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

15 mijë biznese “harrojnë” tatim-fitimin! – Apeli i tatimeve: Afati i fundit për pagesën, 2 prilli

14:11 / March 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tax 740x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim Fitimit.

Administrata Tatimore ka konstatuar se deri në datën 25 Mars pasqyrat financiare dhe deklaratat e Tatim Fitimit për vitin 2023 i kanë dorëzuar vetëm 16,636 tatimpagues nga 31,524, që kanë detyrim dorëzimin e tyre.

Por, nga ana tjetër administrata Tatimore i konsideron me risk të lartë tatimpaguesit që vetëm për të respektuar afatin ligjor të deklarimit, i dorëzojnë deklaratat e Tatim Fitimit dhe Pasqyrat Financiare me të dhëna jo të sakta apo fiktive, për ti korrigjuar ato me anë të ndryshimeve të rubrikave apo posteve përkatëse.

Sipas ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, bizneset duhet të paraqesin  elektronikisht edhe dokumentet shtesë së bashku me pasqyrat financiare ku përfshihet kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimi i pronësisë për objektin; Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31 dhjetor 2023 analitik;  Inventari i mjeteve të transportit në pronësi; Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale

Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të madh se 14 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin” Shkalla e tatimit mbi fitimin është 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit dhe 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit.

Ndërsa personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e softëare-ve, personat juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive dhe subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, paguajnë 5 % tatimfitim.

Fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë e të ardhurave gjithsej të realizuara gjatë periudhës tatimore (viti kalendarik), me shpenzimet e njohura.

Duke qenë se Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar në këste mujore, nëse tatimi i deklaruar dhe i paguar në bazë të deklaratës vjetore është më i madh se shuma e kësteve mujore të paradhënieve të paguara gjatë vitit, tatimpaguesi merr mbrapsht diferencën dhe anasjelltas, nëse shuma e paguar është më e vogël, tatimpaguesi paguan detyrimin shtesë.

Viti 2023 u mbyll me 63.6 miliardë lekë të ardhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë e Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është “kujt”

21:21 / September 25, 2026

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e një miliard njerëzve

20:59 / September 25, 2026

Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale mund të fabrikojë realitetin! Rreziku më i madh, të bindë njerëzit e gabuar

19:42 / September 25, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.