Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

15 vite nga “Big Bang” i BE-së, Bushati: Pranimi i Ballkanit Perëndimor, mjaft i largët. Një punë e papërfunduar

11:45 / May 1, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati ditmir2 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 1 maj të vitit 2004 do të shënohej edhe zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian me dhjetë vende të reja, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Letonia, Estonia, Malta dhe Qipro, iu bashkuan BE-së.

Ky u quajt momenti më i guximshëm në historinë europiane pas Luftës së Dytë Botërore, dhe që u quajt “Big Bang”. Duke sjellë në vëmendje këtë moment, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me një postim në Twitter, e quan një arritje historike pas Luftës së Ftohtë dhe sjell në vëmendje situatën aktuale përsa i përket procesit të zgjerimit.

“15 vite më vonë pranimi në BE i Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale”, thotë ish-ministri, duke e quajtur një punë të papërfunduar.

Pak ditë më parë dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, duke folur për “Big Bang” të 15 viteve më parë tha se nuk është zhgënjyer nga zgjerimi dhe se është mësuar shumë nga çdo shtet i ri anëtar që është bërë pjesë e BE-së.

Pas “Big Bang”-ut të 2004, Bashkimi Europian tkurri procesin e tij të zgjerimit, duke pranuar në 2007 Bullgarinë dhe Rumaninë dhe në 2013, Kroacinë.

BE Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

22:20 / October 15, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.