Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

15 vite shtet i lirë! Krerët e shtetit homazhe te varri i Rugovës dhe memoriali Adem Jashari

11:01 / February 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
326666964 905236820821219 9200144226845356372 n 1333x1000 1 800x600 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krerët e shtetit të Kosovës, përfaqësues të opozitës në Prishtinë dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, në këtë 15 vjetor të pavarësisë së Kosovës, bënë homazhe në Prekaz në memorialin Adem Jashari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Bëmë nderim dhe tek monumenti i të pagjeturve, i atyre që u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella përderisa bëjmë përpjekje të pareshtura dhe punë të çdoditshme që t’i gjejmë më të dashurit tanë. Por sot është edhe një ditë shprese për shkak se Kosova jo vetëm që është vendi me qytetarët më të rinj për nga mosha, është edhe shteti më i ri në Europë me një rrugë të qartë përpara. Ajo rrugë është rruga euroatlantike dhe familja euroatlantike është aty ku Kosova e ka vendin dhe ku do ta gjejë vendin e saj shumë shpejt.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj: Kënaqësi për mua të jem sot këtu pjesëmarrës në 15 vite shtet i lirë dhe i pavarur i Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës. Besoj se rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të shpalljes së pavarësisë. I kujtojmë me mall, dhimbje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është kryeqyteti i Republikës, por Prekazi është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, prandaj ardhja jonë këtu në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca: Pavarësia dhe liria ka qenë e pamundshme pa luftën e lavdishme të UÇK-së, e momenti më i lavdishëm i UÇK të popullit tonë ka qenë lufta e Jasharajve, lufta e Prekazit kundër Serbisë për çlirim dhe flijimi i familjes Jashari. Sakrifica e Jasharajve e ka ngritur në një dimension tjetër edhe kombin shqiptar, por në anën tjetër edhe ka zgjuar botën, e ka tronditur ndërgjegjien ndërkombëtare dhe prej atij momenti nuk ka pasur askush dyshim që liria për popullin shqiptar dhe liria e Kosovës është e pashmangshme. Prandaj gjithmonë duhet të vijmë këtu që të përkulemi para kësaj sakrifice madhështore e cila do të kujtohet gjithmonë prej brezave që vijnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.