Zonja Deliko ka rrëfyer në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. Për 15 vite, ajo nuk mund as ta denonconte sepse frika dhe kërcënimet e tij nuk e lejonin.
Torturat sa vinin e shtoheshin dhe arritën deri aty sa ish-bashkëshorti e mbylli në një dhomë dhe nuk e lejonte të shihte fëmijët.
Në vitin 2001, Deliko merr guximin dhe ndahet, por edhe sot jeton ngjitur me ish-bashkëshortin në atë që dikur ishte kasollja e lopës. Pa asnjë ndihmë dhe në mes të katër rrugëve, ajo ka ftuar në seancën e ndërmjetësimit vajzën e saj dhe kërkon prej saj që ta ndihmojë.
Deliko: Kam ngelur mes katër rrugëve tani. S’kam as shtëpi, asnjë gjë. I kërkoj ndihmë vajzës, vajza nuk më afron, kam hallet e mia, kam problemet e mia. Dhe ndaj e kam sjellë vajzën këtu.
Eni Çobani: Kemi edhe djalin Anin?
Deliko: Po edhe Anin!
Eni Çobani: Një vajzë tjetër e keni në Greqi, ndërkohë që Aleksi, djali i vogël, është kthyer tek babai apo jo?
Deliko: Djali 26 vjeç u kthye me të atin. Jam mes katër rrugëve. I rrita..
Blerta: Nuk arrij akoma ta kuptoj se për çfarë arsye mua mamaja ime më ka thirrur sot këtu. Sinqerisht, ndoshta juve mund t’ju duket pak e habitshme. Vuajtjet që ka kaluar ajo unë i di shumë mirë. Ja i di unë, ja s’i di askush. Dhe jo tortura, jo vuajtje, por vuajtje çnjerëzore, sa ajo nuk ka guxim t’i thotë.
Eni Çobani: Pra flasim për një njeri gati në kufijtë e të pamundurës, si mund të jetë një burrë i tillë?
Blerta: Por arsyeja që mamaja mua më thërret sot këtu, çfarë ndihme kërkon ajo nga unë? Çfarë ndihme kërkon ti mama?
Deliko: Blerta unë kërkoj ndihmë, të më ndihmosh.
Blerta: Mama je ndarë që në 2001 me babanë. U ndatë, aq ishte martesa se nuk duroheshin vuajtjet, por ndërtuat një pasuri për kaq vite dhe atë pasuri ju e ndatë. Ai ndjenji, vetë e ke deklaruar në mos gaboj, është me firmë, me vulë.
Deliko: Blerta!
Blerta: Mama, të lutem më dëgjo. Nëse unë gënjej më kundërshto. Ti ke lënë shtëpinë dhe ai të ka nxjerrë në truall, të ka lënë toka. Çfarë do ti nga unë tani?
Deliko: Unë dua..
Blerta: Pse ke ngelur ti në mes të katër rrugëve?
Deliko: Shiko Blerta..
Blerta: Të lutem ma shpjego? Ai të ka nxjerrë në një banesë, banesë nuk thuhet, por në një dhomë me 4 mure dhe një çati pa derë dhe pa dritare sepse ti vetë pranove.
Eni Çobani: Tani nuk është e thënë që ti drejtohesh në këtë formë, se ajo ka bërë sakrificë për ju!
Deliko: Unë të kam thirrur të më ndihmosh se jam në mes të katër rrugëve. Kërkoj ndihmë nga ty sepse nga presioni nga dhuna që kisha nuk ju lija dot juve.