Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“150-500 euro një provim”-aktivisti zbulon tarifat e pedagogëve

20:38 / November 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aleksander xhuvani elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të premte disa pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë.

Për të folur rreth kësaj çështje ishte i ftuar në “People” aktivisti i Qëndresës Qytetare, Rigers Xhemollari. Ai tha se problemi i korrupsionit në universitetin e Elbasanit, nuk është një problem i ri por një problem që ka vijuar prej vitesh. Ndërsa shtoi se tarifat për marrjen e një provimi apo një note më të mirë varionin nga 150-500 euro.

“Universiteti i Elbasanit gjithmonë ka qenë problem për korrupsinin. Tarifat kanë qenë 150-500 euro për një provim. Këto tarifa kanë rënduar xhepat e studentëve dhe për të marrë nëj notë më të mirë. Universitetet tona janë kthyer në çerdhe të abuzimit, ne kemi universitet si ai i gjirokastrës që ka më shumë pedagog se student.

Këto që po korruptoheshin dhe po merrnin nota, janë edukatoret e ardhshme, se kemi të bëjmë me ciklin e ulët. Këto 6 gra kanë marr para dhe janë korruptuar për të nxjerrë edukatoret e reja të fëmijëve tanë e të tyre. Këto kanë marr ca para kanë korruptuar student të cilët nesër do korruptojnë fëmijët e këtij kombi. Prandaj ne kemi propozuar vetingun universitar, përfshir vetingun akademik, pasuror, të rekrutimeve dhe financiar”,-tha Xhemollari.

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të shkencave të edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje ndërkohë që janë pezulluar nga detyra.

Emrat e pedagogëve

  1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
  2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
  3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.
  4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
  5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
  6. Florinda Tarusha, lënda: Filozofi e edukimit
  7. Monika Hodaj, lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme

aktivisti arrestimi pedagogeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.